Bota

Traditat e trashëgimisë bashkëshortore përhapin SIDA-n në Zimbabve

Kultura e trashëgimisë bashkëshortore, ku gratë martohen me të afërmit e bashkëshortit, në rast se burri vdes është një dukuri e përhapur në Zimbabve

Ekip   | 17.01.2020
Traditat e trashëgimisë bashkëshortore përhapin SIDA-n në Zimbabve

Murewa

Jeta e 46-vjeçares Miranda Chihota mori një kthesë 4 vjet më parë kur burri i saj humbi jetën në një aksident tragjik.

Kur ajo ende po vuante e pikëlluar nga kjo tragjedi, ajo u martua me forcë me vëllain e burrit të saj, gruaja e të cilit, siç pretendon ajo, ishte e prekur nga SIDA dy vjet para se të vdiste burri i Mirandës.

Si rezultat, Miranda tani ndan sëmundjen me burrin e saj të ri për shkak të kulturës së trashëgimisë bashkëshortore që praktikohet ende në të gjithë Zimbabven.

"Nuk kisha zgjidhje tjetër, sepse në kulturën tonë nëse dikush humb burrin ose gruan, ai ose ajo trashëgohet nga i afërmi i bashkëshortit", thotë Miranda për Anadolu Agency (AA).

Miranda, nga Murewa, një rreth rural përafërsisht 80 kilometra në lindje të kryeqytetit të Zimbabves, Harare, tha se ajo tani gjithashtu mban barrën e kujdesit të një fëmije HIV pozitiv.

Ndërkohë, Tinashe Chipako, një ekspert ligjor në Zimbabve, tha se gratë në shumicën e rasteve janë viktimat kryesore kur bëhet fjalë për trashëgiminë.

"Burrat mund të zgjedhin të martohen pa u detyruar të trashëgojnë gruan e një të afërmi të vdekur, ndryshe nga gratë të cilave nuk u jepet zgjidhje, kështu që kjo kulturë e trashëgimisë është shumë e padrejtë", tha Miranda.

Nuk ka ndonjë legjislacion specifik në vendin e Afrikës Jugore që ndalon trashëgiminë e gruas ose burrit.

Sithembiso Mlauli nga "Women of Zimbabwe Arise (WOZA)" me qendër në Bulavajo, qyteti i dytë më i madh i Zimbabves, tha se gratë kryesisht janë duke i dhënë fund trashëgimisë.

"Një femër, në veçanti një grua, këtu në Zimbabve, është duke u trashëguar si pronë pasi burri i saj vdes madje edhe nga SIDA, duke u bërë automatikisht gruaja e një të afërmi të burrit që ajo kurrë nuk e dinte nëse ai ka SIDA-n ose jo, duke e vënë veten në rrezik", tha Mlauli për AA.

- Pas përhapejes së SIDA-s qëndron fanatizmi kulturor 

Megjithë fanatikët kulturorë që insistojnë të vazhdojnë normat e trashëgimisë bashkëshortore në këtë vend, aktivistët HIV/AIDS kanë luftuar pandarë kundër këtij zakoni.

"Trashëgimia e një gruaje ose burri pasi të vdesë ndonjëri prej tyre, ka kontribuar në përhapjen e shpejtë të HIV-it dhe SIDA-s në Zimbabve, veçanërisht në zonat rurale", tha Trynos Tirivavi, i cili ka jetuar me HIV për 16 vitet e fundit dhe gjithashtu është anëtar i Rrjetit Kombëtar të Njerëzve të Zimbabves që jetojnë me HIV (ZNNP plus).

Ai mori sëmundjen në moshën 23-vjeçare pasi trashëgoi gruan e vëllait të tij të ndjerë. "Njerëzit thjesht kanë dashur të trashëgojnë gruan ose burrin e dikujt pa patur ndonjë njohuri mbi atë që çoi në vdekjen e bashkëshortit të tyre, gjë që është e rrezikshme", tha ai.

- Krerët tradicionalë mbështesin trashëgiminë

Edhe pse shumë individë me HIV pozitiv, si Trynos, dëshmojnë se si e përjetojnë fatin e tyre, disa drejtues tradicionalë, përfshirë Elvis Mugumba nga zona e Marandës në Mwenezi, një rreth në jug të Zimbabves, beson se kultura e trashëgimisë duhet të vazhdojë pa pengesa.

"Etërit tanë jetuan dhe siguroheshin që familja të vazhdonte të rritet edhe pas vdekjes së burrit, duke u siguruar që gruaja e tij ishte trashëguar për të mbajtur fëmijët me ndihmën e të afërmit të burrit", ka thënë tha Mugumba.

"Prandaj, sot nuk mund të na thotë askush se kjo kulturë është përgjegjëse për përhapjen e SIDA-s. Njerëzit thjesht duhet të jenë besnikë edhe në martesat që rrjedhin nga një trashëgimi", tha ai.

Megjithatë, ndërsa udhëheqësit tradicionalë si Mugumba e mbajnë këtë qëndrim, miliona banorë të Zimbabves i nënshtrohen çdo ditë HIV-it dhe SIDA-s.

Sipas UNAIDS, rreth 1.3 milionë zimbabveas aktualisht janë duke jetuar me HIV/AIDS.

Vetëm në vitin 2018, rreth 38 mijë zimbabveas ishin infektuar rishtazi me HIV ndërsa 22 mijë njerëz humbën jetën nga sëmundja e lidhur me SIDA-n, thonë nga UNAIDS.

Kjo, përkundër shifrave të vitit të kaluar nga UNAIDS, tregon për shtimin e numrit të vdekjeve të lidhura me AIDS që nga viti 2010, me një rënie prej 60 për qind nga 54 mijë në 22 mijë vdekje.

Edhe pse normat kulturore të trashëgimisë kërcënojnë të prishin ndryshimet e bëra deri më tani në luftimin e sëmundjes seksualisht të transmetueshme, UNAIDS vitin e kaluar gjithashtu tha se numri i infeksioneve të reja me HIV ka rënë nga 62 mijë në 38 mijë. 

- Aktivistët e AIDS-it kundër zakonit të trashëgimisë

Shumë aktivistë të HIV/AIDS, ndër të cilët edhe Tirivavi thotë se "për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të SIDA-s në qarqet familjare, kultura e trashëgimisë së gruas ose burrit duhet të ndalet menjëherë".

"Imagjinoni se si HIV vazhdon të përhapet në qarqet familjare përmes trashëgimisë thjesht sepse është një kulturë që njerëzit duhet të mbështesin", tha ai.

Prandaj, sipas aktivistëve të HIV/AIDS si Tirivavi, në mënyrë tipike thotë se "në këtë epokë të HIV/AIDS, zakoni i trashëgimisë është jashtëzakonisht i rrezikshëm".

Një zyrtar nga Këshilli Kombëtar i SIDA-s (NAC) i cili foli për AA në kushte anonimiteti, sepse ajo nuk ishte e autorizuar të fliste për mediat, tha se organizata nuk e dënon praktikën e trashëgimisë.

"Por, ne i nxisim njerëzit të dinë statusin e tyre HIV përpara se të trashëgohen pas humbjes së bashkëshortit të tyre", tha zyrtarja.

"Për sa kohë që cikli i trashëgimisë vazhdon, po kështu përhapet edhe skema e SIDA-s në familjet që mbështesin kulturën pa u marrë masat paraprake", tha zyrtarja e NAC.

NAC është një organizatë në Zimbabve e miratuar përmes një akti të Parlamentit në vitin 1999 për të koordinuar dhe lehtësuar reagimin kombëtar sektorial për HIV-in dhe AIDS-in. Organizata gjithashtu është e mandatuar të administrojë Fondin Kombëtar të Mirëbesimit të SIDA-s të mbledhur përmes taksës së SIDA-s.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın