Sayed Khodaıberdı Sadat
17 Janar 2020•Përditësim: 20 Janar 2020
Në provincën Ghor në perëndim të Afganistanit 50 militantë talebanë janë dorëzuar te forcat qeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdulhay Hatibi, zëdhënësi i guvernatorit të provincës Ghor, para gazetarëve tha se militantët janë larguar nga radhët e talebanëve dhe me armatimin e tyre janë dorëzuar te forcat qeveritare.
Ai theksoi se të sapodorëzuarit në vitet e kaluara kanë marrë pjesë në operacione të ndryshme ushtarake.
Afganistani është arenë e një krize të thellë disa dekadashe politike dhe të sigurisë e cila pasqyrohet në luftën për mbizotërim në mes lëvizjes talebane dhe forcave qeveritare.
Vetëm në gjysmën e parë të vitit të kaluar në Afganistan pësuan të paktën 3.812 persona, nga të cilët 1.366 të vrarë dhe 2.446 të plagosur.