Hamdi Yıldız
05 Dhjetor 2018•Përditësim: 05 Dhjetor 2018
TEL AVIV (AA) – Në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv, 30 mijë persona ku shumica prej tyre gra, protestuan kundër dhunës ndaj grave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazeta "Yedeot Ahranot", në protestë ndodhi një përleshje mes protestuesve dhe policisë. Në protestë thuhet se kanë marrë pjesë edhe mijëra gra palestineze.
Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, gratë arabe në Izrael po u nënshtrohen formave të ndryshme të dhunës. Siç bën të ditur organizata Shoqëria e Hulumtimeve dhe Shërbimeve Shëndetësore të Katarit që nga fillimi i vitit 2018 e deri më tani në Izrael janë vrarë 24 gra, ku gjysma e tyre janë gra të komunitetit arab në këtë shtet.