Bota

Tankeri rus me naftë mbërrin në Kubë

Ministria ruse e Transportit thotë se cisterna "Anatoly Kolodkin" transporton ngarkesë humanitare prej 100 mijë tonë naftë bruto

Elena Teslova  | 30.03.2026 - Përdıtësım : 30.03.2026
Tankeri rus me naftë mbërrin në Kubë

Moskë

Tankeri rus "Anatoly Kolodkin" që mbante ngarkesë humanitare prej 100 mijë tonësh naftë bruto, ka mbërritur në Kubë, tha sot Ministria e Transportit të Rusisë, transmeton Anadolu.

"Tankeri rus 'Anatoly Kolodkin' me një ngarkesë humanitare prej 100 mijë tonësh naftë bruto ka mbërritur në Kubë. Aktualisht, anija është duke pritur shkarkimin në portin e Manzas", tha ministria në një deklaratë.

Sot mediat amerikane raportuan se Roja Bregdetare e SHBA-së nuk e ka kapur tankerin rus pavarësisht bllokadës së vendosur nga presidenti Donald Trump, i cili vetë deklaroi se nuk sheh asnjë problem me furnizimin e naftës ruse në Kubë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın