Sayed Khodaberdi Sadat
15 Shkurt 2017•Përditësim: 15 Shkurt 2017
MEZAR-I SHARIF (AA) – Në rajonin Derzaba në veri të Afganistanit talebanët kanë rrëmbyer 52 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Reza Gafuri, zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit Cuzcana, konfirmoi për AA se civilët janë rrëmbyer në rajonin Cehl Banda dhe Cari Say në Derzab.
Në mesin e civilëve të rrëmbyer, të cilët kishin ardhur për të parë këtë rajon, gjenden edhe çifte të martuar.
Gafuri theksoi se nuk kanë informacione se ku gjenden momentalisht civilët, por në vazhdim është operacioni i kërkimit dhe lirimit.