Muhammed Bilal Kenasari,Hakan Çopur
04 Qershor 2018•Përditësim: 05 Qershor 2018
WASHINGTON (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se takimi me homologun e tij amerikan Mike Pompeo “ishte shumë produktiv”, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu në takimin e organizuar në Odën Tregtare të SHBA-ve nga Organizata Turkish Heritage u takua me përfaqësuesit e botës së biznesit turk dhe amerikan.
Ai në një fjalim të mbajtur këtu foli në lidhje me takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo ku tha: "Nga ana jonë PKK/YPG dhe FETÖ janë dy probleme të rëndësishme dhe ne shpresojmë që aleati ynë qëndron pranë nesh për këto çështje".
"Jam shumë i kënaqur që kemi arritur një progres të rëndësishëm. Mund të them se ishte një takim shumë produktiv dhe i suksesshëm", tha Çavuşoğlu lidhur me takimin.