Dmitri Chirciu
06 mars 2020•Përditësim: 07 mars 2020
Shtypi rus ka tërhequr vëmendjen se takimi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin do të ndihmojë përmirësimin e situatës në Idlib, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në shtypin rus janë bërë vlerësime lidhur me takimin Erdoğan-Putin të zhvilluar dje në Moskë.
Gazeta "Vedomosti" me titullin "Rusia dhe Turqia u dakorduan për çështjen e armëpushimit në Idlib" tërhoqi vëmendjen se dy vendet janë pajtuar mbi një dokument të përbashkët.
Ndërsa gazeta "Izvestiya" këtë takim e ka titulluar "Procesi i armëpushimit: Lideri rus dhe ai turk u dakorduan mbi një dokument të ri", ku në artikull thuhet se "Takimi do të ndihmojë në përmirësimin e situatës në Idlib".
Gazeta tjetër "Rossiyskaya", duke tërhequr vëmendjen se takimi ka zgjatur rreth 6 orë shkruan se marrëveshja e dy liderëve për çështjen e Idlibit do të sigurojë procesin e paqes.
Ndërkohë agjencia ruse e lajmeve TASS në lajmin e saj me titull "Rusia dhe Turqia gjetën zgjidhje për situatën në Idlib" ka njoftuar se të dyja vendet i janë përmbajtur qasjes së sovraniteti dhe uniteti territorial i Sirisë duhet të ruhet.