Bota

Tajvani do të kryejë stërvitje artilerike në ishull

Tajvani njoftoi se javën e ardhshme do të kryejë stërvitje artilerike në jug të ishullit në të cilën do të përdoren armë dhe municione të vërteta

Emre Aytekin  | 07.08.2022 - Përdıtësım : 08.08.2022
Tajvani do të kryejë stërvitje artilerike në ishull

Pekin

Tajvani njoftoi se javën e ardhshme do të kryejë stërvitje artilerike në jug të ishullit në të cilën do të përdoren armë dhe municione të vërteta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë CNA të Tajvanit, në një deklaratë nga ushtria thuhet se më 9-11 gusht do të zhvillohen dy stërvitje të veçanta artilerie në zonën Fenggang në rajonin Pintung në jug të ishullit.

Në stërvitje do të kryhen goditje në det dhe në ajër me 78 obusë që lëshojnë predha 155 mm dhe 6 mortaja 120 mm. Gjithashtu informohet se më 5 shtator do të zhvillohet stërvitja vjetore e ushtrisë.

Deklarata ka ardhur pas stërvitjeve ushtarake që Kina filloi përreth ishullit pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan dhe në të cilën u përdorën armë dhe municione të vërteta.

Stërvitjet që pritet të përfundojnë sot, shkaktuan një bllokadë "de fakto" rreth ishullit, ku Kina ndodhet në një konflikt sovraniteti. Për shkak të stërvitjeve disa rajone u mbyllën për trafikun e anijeve dhe avionëve si dhe u ndërprenë udhëtimet për shkak të shqetësimit të sigurisë në ngushticë.

Ndërkohë edhe ushtria e Kinës ka njoftuar se do të fillojë stërvitje të reja në veri të vendit. Në një deklaratë nga Administrata e Sigurisë Detare thuhet se për shkak të stërvitjeve që do mbahen më 8 gusht - 8 shtator në Detin Bohai në afërsi të Pekinit dhe në Detin e Verdhë më 7-15 gusht, në rajonet në fjalë do të mbyllet trafiku për anijet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın