Amina Zorniç
28 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
TAIPEI (AA) – Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 524 të tjerë janë lënduar kur tajfuni Megi goditi dje brigjet verilindore të Tajvanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të mediave vendase, si pasojë e tajfunit pa rrymë kanë mbetur më shumë se 2.7 milionë objekte.
Për shkak të erërave të fuqishme deri në 230 kilometra në orë në verilindje të vendit sot janë mbyllur të gjitha shkollat dhe zyrat.