Tevfik Durul
20 Maj 2016•Përditësim: 20 Maj 2016
TAIPEI (AA) - Tsai Ing-wen, kandidatja e Partisë së Progresit Demokratik (DPP), e cila në janar fitoi zgjedhjet presidenciale në Tajvan dhe kështu u bë presidentja e parë grua në këtë vend, bëri betimin solemn dhe ftoi për "dialog pozitiv me Pekinin", raporton Anadolu Agency (AA).
Tsai betimin solemn e bëri në pallatin presidencial në Taipei, kryeqytetin e Tajvanit.
Ajo në fjalën e saj inauguruese në pallat bëri thirrje për "më shumë liri dhe demokraci", duke thënë se prioritetet e saj janë zvogëlimi i papunësisë, kontrolli dhe siguria e ushqimit dhe reformat ligjore.
Lideri i DPP-së u bëri thirrje autoriteteve kineze që të "respektojnë Tajvanin". Presidentja shtoi më tej se nuk përdor gjuhën me të cilën mund të provokojnë dhe ngre tensionet mes Kinës dhe Tajvanit. Ajo theksoi se është "e gatshme për dialog dhe bashkëpunim me autoritetet në Pekin".