Tevfik Durul
03 Gusht 2019•Përditësim: 05 Gusht 2019
TEVFİK DURUL
"Tienzifang" vendi ku ekspozohen, shiten produktet artizanale dhe antike në qendrën ekonomike dhe financiare të Kinës, Shanghai, u shndërrua në qendër tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj me rrugët e ngushta si labirint, shkruan Anadolu Agency (AA).
"Tienzifang" vendi ku ekspozohen, shiten produktet artizanale dhe antike në qendrën ekonomike dhe financiare të Kinës, Shanghai, u shndërrua në qendër tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj me rrugët e ngushta si labirint. Çarshia e artit filloi të njihet pasi në vitin 1998 një shoqatë kulturore hapi një dyqan të vogël në këtë rrugë. Më pas me ekspozimin nga piktorë shumë të famshëm u shndërrua në një vend kulturor dhe të artit. ( Tevfik Durul - Anadolu Agency )
Çarshia e artit filloi të njihet pasi në vitin 1998 një shoqatë kulturore hapi një dyqan të vogël në këtë rrugë. Më pas me ekspozimin nga piktorë shumë të famshëm u shndërrua në një vend kulturor dhe të artit.
Në vendin e njohur si zonë franceze më parë, janë hapur kafene, dyqane artizanale, studio dizajni, galeri, tashmë është e njohur si një zonë e artit.
Kjo lagje emrin e ka marrë nga piktori kinez "Tien Zifang" ndërsa gjithashtu tërheq vëmendjen edhe me arkitekturën interesante të quajtur "Shikumen".
Pika e takimit mes Perëndimit dhe Lindjes
"Tienzifang" është i vendosur në një zonë prej 5 kilometra katrorë ndërsa tërheq vëmendjen si qendër kulturore ku gërshetohen kulturat e perëndimit dhe lindje nëpërmjet artit.

Në këtë lagje të artit jetojnë edhe banorët e vendit.
Turistët të cilët e vizitojnë këtë vend nga e gjithë bota përveç artit kanë mundësi të shijojnë edhe ushqimet e ndryshme të kuzhinës botërore.
"Tienzifang" në vitin 2009 u vlerësua me "AAA" pikë për turistët.