Emre Aytekin
25 Gusht 2022•Përditësim: 25 Gusht 2022
Tajfuni Ma-on, i cili u shfaq në brigjet veriperëndimore të Filipineve, ka arritur në bregun jugor të Kinës, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, tajfuni preku fillimisht qytetin Dientay në bregdetin e provincës Guangdong në mëngjes.
Tajfuni me shpejtësi 119 kilometra në orë shkaktoi rrebesh në pjesën perëndimore të provincës.
Stuhia ka prekur edhe qytetet Maoming dhe Yangjiang në drejtimin veriperëndimor, ndërsa pritet të ulet në intensitet dhe të zhvendoset në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang në perëndim.
Ma-on ishte tajfuni i 9-të që ndodhi në Oqeanin Paqësor këtë vit.