Behlül Çetinkaya
26 shtator 2019•Përditësim: 27 shtator 2019
Së paku 32 persona janë lënduar nga tërmeti me fuqi prej 4.4 ballë sipas shkallës së Rihterit që goditi Pakistanin, raporton Anadolu Agency (AA).
Rajonin Azada Jamu dhe Kashmir të martën e goditi një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë ndërsa sot gjatë një operacioni të shpëtimit në të njëjtin rajon ndodhi një tërmet tjetër me fuqi prej 4.4 ballë.
Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike konfirmoi se epiqendra e tërmetit tjetër është regjistruar në Mirpur dhe se janë lënduar së paku 32 persona.
Tërmeti është ndjerë në qytetet pakistaneze Islamabad dhe Lahore si dhe në disa pjesë të Indisë.
Siç u konfirmua më herët, në tërmetin e së martës prej 5.8 ballë humbën jetën së paku 37 persona ndërsa më shumë se 500 janë plagosur.