Adam Moro
07 Shtator 2018•Përditësim: 07 Shtator 2018
BAGDAD (AA) – Burime ushtarake irakiane njoftuan se sot është sulmuar “Zona e Gjelbër” në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë irakiane, Yahya Rasoul, konfirmoi sulmin artilerik ndaj rajonit të “Zonës së Gjelbër” në kryeqytetin irakian.
Gjatë sulmit nuk ka të pësuar, as nuk ka dëme materiale. Ende nuk dihet kush e ka kryer sulmin.
“Zona e Gjelbër” në Bagdad është zona në të cilën janë të vendosura institucionet shtetërore të Irakut, shumë ambasada të huaja dhe misione diplomatike.