Beraa Göktürk
11 prill 2023•Përditësim: 11 prill 2023
Baza ushtarake amerikane në fushën e gazit Koniko në provincën Deir Ez-zor në Sirinë lindore u godit nga një raketë, e cila nuk shkaktoi dëme apo viktima, raporton Anadolu.
Sulmi është kryer nga zonat në Deir Ez-zor ku ndodhen "grupet terroriste të mbështetura nga Irani", thanë burimet lokale për Anadolu të hënën.
Disa raketa u lëshuan nga Al-Bukamal në lindje të Deir Ez-Zor, ku njëra prej tyre goditi një zonë afër bazës ushtarake amerikane, por nuk shkaktoi dëme, thanë këto burime.
Bazat e ushtrisë amerikane dhe të forcave të koalicionit në Siri janë herë pas here në shënjestër të sulmeve me raketa nga rajonet ku janë të pranishme grupet e mbështetura nga Irani.
Më 25 mars, dy baza amerikane në Sirinë lindore u sulmuan me raketa, të cilat thuhet se shkaktuan dëme, por jo viktima. Bazat e synuara ishin pranë fushës së naftës Al-Omar dhe fushës së gazit Koniko në provincën Deir Ez-zor.
Deir Ez-Zor, në bregun lindor të lumit Eufrat, është aktualisht nën kontrollin e regjimit sirian pas tërheqjes së terroristëve të DEASH-it nga provinca në nëntor 2017.
Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit shtypi protestat pro-demokracisë me një represion të paparë.