Selma Kasap
01 nëntor 2017•Përditësim: 01 nëntor 2017
ANKARA (AA) - Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın në një deklaratë për media në kompleksin presidencial në Ankara dënoi fuqishëm sulmin terrorist në New York, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë fjalimit të tij zëdhënësi Kalın tha: “Dënojmë në mënyrën më të fuqishme sulmin terrorist në New York. Për çfarë do dhe në emër të kujt do që është bërë, sulmet e tilla terroriste nuk kanë asnjë vend në emër të njerëzimit dhe dua të shpreh se e dënojmë atë në mënyrë më të fuqishme dhe pa hezitim”.
Ndërkaq lidhur me referendumin e paligjshëm në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut, Kalın tha se “Pritja e të gjithëve nga Administrata në Erbil është që ta shpallin të pavlefshëm referendumin dhe ta vazhdojnë rrugën e tyre”.