Ekip
27 prill 2016•Përditësim: 28 prill 2016
KAJRO (AA) – I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Libi, Martin Kobler, ka pohuar se sulmet e organizatës terroriste DAESH janë kërcënim serioz ndaj infrastrukturës libiane të naftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kobler, në një deklaratë të bërë të mërkurën thekson shqetësimin e thellë për shkak të ndërhyrjeve gjatë kohëve të fundit të DAESH-it në rajonin e “gjysmëhënës së naftës” dhe sulmeve në fushat e naftës. Ai i karakterizoi si “sulme të rënda ndaj ekonomisë dhe jetës së miliona libianëve të zakonshëm".