Bota

Sulme nga forcat e regjimit të Asadit në Siri

Forcat e regjimit të Asadit dhe grupet që i mbështet Irani gjatë ditës kanë kryer sulme intensive në Idlib dhe Hama

Eşref Musa, Burak Karacaoğlu  | 19.03.2019 - Përdıtësım : 20.03.2019
Sulme nga forcat e regjimit të Asadit në Siri

Idlib

Gjatë sulmeve të cilat pjesëtarët e regjimit të presidentit sirian, Bashar Al-Asad dhe palët e grupeve terroriste kryen në vendbanimet e zonave të deeskalimit të përleshjeve në Idlib, ka humbur jetën një civil, ndërsa katër të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit të Asadit dhe grupet që i mbështet Irani gjatë ditës kanë kryer sulme intensive në Khan Shaykhoun, Tuh dhe Babolin, në Idlib, dhe Haviz dhe Beyt el-Eas, në Hama.

Burimet e Mbrojtjes civile njoftuan se gjatë sulmeve në Hawiz ka humbur jetën një person, ndërsa janë plagosur katër civilë.

Forcat dhe përkrahësit e regjimit mbrëmë vonë filluan sulme në Hawiz dhe rrethinë, të cilat vazhduan edhe sot.

Gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore të cilat pjesëtarët e regjimit të Asadit dhe palët e grupeve terroriste që i ndërmorën nga fillimi i vitit në zonën e deeskalimit në Idlib, përskaj Marrëveshjes së Soçit, kanë humbur jetën 144 civilë, ndërsa më shumë se 435 janë plagosur.

Në përputhje me marrëveshjen e arritur më 17 shtator të vitit 2018 në Soçi, opozita tërhoqi armatimin e rëndë më 10 tetor të vitit 2018. Forcat e regjimit të Asadit, nga ana tjetër, vazhdojnë të kryejnë sulme herë pas here.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın