Zeynep Hilal Karyağdı
03 Nëntor 2016•Përditësim: 03 Nëntor 2016
BAGDAD (AA) - Si pasojë e disa sulmeve me bomba në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Jasir el-Mustafa, një zyrtar i lartë i policisë së Bagdadit, ka thënë për AA se një sulm ka ndodhur në lagjen Eufrat. Si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive të vendosur në afërsi të një dyqani 2 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur.
Ndërsa në një tjetër sulm me bomba ndaj milicëve shiitë, Sahdi Shabi, ka ndodhur në rajonin Ed-Devre të Bagdadit, ku 2 milicë kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.