Bota

Sulme ajrore në Idlib, 8 civilë të vdekur

Pjesëtarët e Mbrojtjes civile (Helmetat e Bardhë) konfirmojnë se kanë humbur jetën tetë civilë, prej tyre dy në Has, një në Tabbis dhe pesë në Kefer Ayn

Eşref Musa, Levent Tok, Burak Karacaoğlu  | 12.06.2019 - Përdıtësım : 12.06.2019
Sulme ajrore në Idlib, 8 civilë të vdekur

Idlib

Gjatë sulmeve ajrore që pjesëtarët e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, mbrëmë vonë i kryen në zonën e deeskalimit të konfliktit kanë humbur jetën tetë civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Avionët e regjimit të Asadit sulmet i kryen në Kefer Ayn, Has dhe Tabbis, në Idlib.

Pjesëtarët e Mbrojtjes civile (Helmetat e Bardhë) konfirmojnë se kanë humbur jetën tetë civilë, prej tyre dy në Has, një në Tabbis dhe pesë në Kefer Ayn.

Ai shtoi se sulmet ajrore në Kefer Ayn kanë qenë intensive për shkak të cilës frikësohen se numri i të vdekurve mund të rritet.

Gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore të cilat pjesëtarët e regjimit të Asadit dhe aleatët Rusia i kryen tre ditët e fundit në zonën e deeskalimit të konfliktit në Idlib kanë humbur jetën së paku 28 civilë.

Në Idlib si një bastion i opozitës jetojnë rreth katër milionë banorë të cilët janë objektiv i sulmeve të vazhdueshme të regjimit.

Me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë në Soçi më 17 shtator të vitit 2018 u arrit marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe u vendos zona e deeskalimit për civilët.

Në pajtim me marrëveshjen, forcat opozitare në tetor tërhoqën armatimin e rëndë nga rajoni, ndërsa forcat besnike të regjimit nuk hoqën dorë nga sulmet artilerike dhe ajrore në këtë rajon.

Pjesëtarët e Mbrojtjes civile njoftuan se në sulmet e forcave të regjimit, grupeve terroriste që mbështet Irani dhe forcave ruse të kryera në Idlib, në maj janë vrarë 231 civilë, në mesin e të cilëve janë 59 të mitur, ndërsa janë plagosur 659 civilë.

Nga shtatori i vitit të kaluar dhe shpallja e armëpushimit në këtë rajon janë shpërngulur mbi gjysmë milion persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın