Riyaz ul Khaliq
12 Qershor 2019•Përditësim: 12 Qershor 2019
Udhëheqësit e vendeve anëtare të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SCO) nesër do të mblidhen në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek në samitin e 19-të të organizatës e cila njihet si "NATO aziatike", raporton Anadolu Agency (AA).
Në samit, ndër të tjera do të marrin pjesë presidenti kinez Xi Jiping, ai rus Vladimir Putin, kryeministri i Indisë Narendra Modi dhe kryeministri i Pakistanit, Imran Khan.
Samiti i Organizatës së Shangait po mbahet në kulmin e luftës tregtare amerikano-kineze, e cila do të jetë një nga temat kryesore të takimit të nivelit më të lartë.
Ky do të jetë edhe rasti për takimin e parë të udhëheqësve të Indisë dhe Pakistanit pas eskalimit të situatës në shkurt në kufirin mes dy vendeve. Deri më tani nuk është paralajmëruar takim i veçantë mes tyre në margjinat e samitit.
Në samit në rolin e vëzhguesit do të marrë pjesë dhe një delegacion i Iranit, i cili do të përpiqet të fitojë mbështetjen e vendeve aziatike kundër sanksioneve rigorize të SHBA-së ndaj Teheranit.
Karakteristikë tjetër e samitit në Bishkek është se ai po mbahet pak para samitit të liderëve të vendeve të G-20 e cila do të mbahet më 28 dhe 29 qërshorë në Osaka të Japonisë.
Në mesin e takimeve të shumta në margjina të samitit në Bishkek është dhe takimi i liderëve të Kinës dhe Rusisë Xi dhe Putin.
Partnerët aziatikë në Bishkek pritet të marrin qëndrime të përbashkët rreth një numër çështejsh para samitit të G-20 në Japoni.
E themeluar në vitin 1996, SCO mbledhë vendet aziatike, Kinën, Rusinë, Kazakistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin dhe Indinë. Këto vende bashkarisht përbëjnë 42 për qind të popullatës botërore, 22 për qind të territorit të përgjishëm botëror dhe një të pestën e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në nivel botëror.