Afra Aksoy
31 Maj 2017•Përditësim: 31 Maj 2017
ANBAR (AA) - Në një sulm vetëvrasës në qytetin Hit në provincën Anbar të Irakut, 17 persona kanë humbur jetën, prej të cilëve njëri gazetar, raporton Anadolu Agency (AA).
Muhammed el-Muhammedi, kryetar i Këshillit Lokal në Hit, për AA tha se ngjarja ka ndodhur pasi një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në ajër, duke lënë të vdekur 17 persona dhe duke plagosur 35 të tjerë.
Muhammedi njoftoi se në mesin e të vdekurve si pasojë e sulmit gjendet edhe gazetari i kanalit televiziv Azia Suhejb el-Hiti dhe katër ushtarë.
Siç informon Muhammedi, të plagosurit që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në spitalin në Ramadi, kurse të tjerët nëpër spitale të ndryshme në kryeqytetin irakian Bagdat.