Sayed Khodaberdi Sadat
28 Gusht 2017•Përditësim: 28 Gusht 2017
KABUL (AA) – Në një sulm vetëvrasës të realizuar në krahinën Helmand në jug të Afganistanit, 13 persona humbën jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit, Omer Zuvak, në një deklaratë për AA thotë se sulmuesi vetëvrasës ka shpërthyer bombën duke iu afruar autokolonës së forcave të sigurisë në rajonin Dupul të qarkut Navah.
Zuvak njofton se si pasojë e këtij shpërthimi kanë humbur jetën 13 persona në mesin e të cilëve ndodhen edhe civilë dhe se 19 të tjerë janë plagosur.
Përgjegjësinë e sulmit e mori organizata e talebanëve.