Sayed Khodaiberdi Sadat
19 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Gjatë shpërthimit të një bombe në rajonin Zabul të Afganistanit kanë humbur jetën katër civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë në Zabul, Muhammed Lal Amiri, në deklaratën për gazetarë konfirmoi se bomba ka qenë e montuar përreth rrugës në vendin Mizan.
Ai tha se shpërthimi ndodhi teksa në atë pjesë të rrugës kalonin civilë, dhe shtoi se nga shpërthimi humbën jetën katër civilë, ndërsa nëntë të tjerë u plagosën.
Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.