Ramazan Turgut
12 Qershor 2017•Përditësim: 12 Qershor 2017
RIJAD (AA) – Në sulmin me bombë ndaj njësisë patrulluese të forcave të sigurisë të kryer në al-Qatif, në lindje të Arabisë Saudite është vrarë një pjesëtar i forcave të sigurisë dhe janë plagosur dy të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Mansour et-Turki, ka thënë se gjatë natës ka pasur një sulm në lagjen Mansur. Në sulmin, të cilin et-Turki e cilësoi si terrorist, u vra majori Tarik bin Abul-llatif al-Alak.
Pjesëtarët e plagosur të forcave të sigurisë nuk janë në rrezik jete.
Në Qatif, ku kryesisht jeton popullsia shiite shpesh ndodhin sulme terroriste.