Mustafa Keleş
12 Qershor 2017•Përditësim: 13 Qershor 2017
NEW YORK (AA) - Katari ka arritur marrëveshje me zyrën e avokatisë të ish-sekretarit amerikan të Drejtësisë, John Ashcroft, për të punuar në kontrollin e përpjekjeve në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa vende arabe, me në krye Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Egjiptin, së bashku me presidentin amerikan Donald Trump kanë akuzuar Katarin se "po mbështet terrorizmin", të cilën ky vend e konsideron si të pabazë.
Prandaj Katari ka arritur marrëveshje me zyrën e avokatisë të John Ashcroft, i cili ishte sekretar i Drejtësisë në kohën e presidentit George W. Bush, në periudhën 2001- 2005.
Sipas kompanisë Katari për këtë angazhim prej 90 ditësh do të paguaj 2,5 milion dollarë. Kompania do të inspektojë dhe do të regjistrojnë përpjekjet e Katarit, sa i përket parandalimit të financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave.
Në të njëjtën kohë, kompania në Katar do të këshillojë forcimin e pikave të caktuara, dhe pritet që të ofrojë shërbime dhe lobimin në mediat dhe organizatat politike amerikane.
Në deklaratën e zyrës theksohet se Katari është i sigurt se kontrolli do të dëshmojë për masat e marra kundër financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave.
Arabia Saudite, EBA, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor, njoftuan ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë për "destabilizim të rajonit".
Bahreini, Arabia Saudite dhe EBA kanë mbyllur hapësirën ajrore për Katarin. Përveç kësaj, Arabia Saudite ka mbyllur edhe kufirin tokësor me Katarin.