Ömer Koparan,Selen Temizer
11 Korrik 2019•Përditësim: 11 Korrik 2019
Gjatë një shpërthimi në Afrin të Sirisë kanë humbur jetën së paku tetë civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Tirende, në jug të Afrinit, u aktivizua një mjet shpërthyes i vendosur në një cisternë karburanti, më pas erdhi deri te derdhja e karburantit që shkaktoi edhe zjarr.
Në sulmin gjatë të cilit ngjau dëm i madh material u plagosën 35 civilë.
Pjesëtarët e forcave të sigurisë janë duke hetuar mundësinë nëse për sulmin përgjegjës janë terroristët e YPG/PKK-së.
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lisë Siriane (ULS) në operacionin “Dega e Ullirit” e çliruan Afrinin nga terroristët e YPG/PKK-së. Megjithatë, terroristët edhe më tej janë të pranishëm në Tel Rifat, me vendndodhje në jugperëndim të Afrinit dhe kohë pas kohe kryejnë sulme në Afrin.