Hakan Çopur
11 Korrik 2019•Përditësim: 11 Korrik 2019
Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo dhe Emiri i Katarit, Tamim Bin Hamad Al-Thani zhvilluan një takim në të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, veçanërisht për Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus në një deklaratë me shkrim lidhur me takimin Pompeo-Al-Thani tha se "Sekretari Pompeo e falënderoi Emirin Al-Thani për partneritetin dhe miqësinë e ngushtë të Katarit. Sekretari dhe Al-Thani diskutuan për tensionet e larta në rajon dhe rëndësinë për qëndrimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit përballë veprimeve destabilizuese të Iranit".
Ajo tha se Pompeo me Emirin Al-Thani kanë diskutuar edhe për disa çështje kritike rajonale, përfshirë Sudanin, Libinë dhe Afganistanin.
Emiri i Katarit Al-Thani një ditë më parë u takua në Shtëpinë e Bardhë edhe me presidentin amerikan Donald Trump ku në takim u nënshkruan 5 marrëveshje të reja mes dy vendeve.
Al-Thani dhe Trump theksuan vendosmërinë e tyre në drejtimin për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak mes SHBA-ve dhe Katarit.