Bota

Sulm ndaj një xhamie në Francë

Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë

Yusuf Özcan  | 22.09.2019 - Përdıtësım : 23.09.2019
Sulm ndaj një xhamie në Francë

Paris

Një agresor ka vendosur në objektiv një xhami në qytetin Colmar të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë.

Lidhur me ngjarjen është nisur një hetim.

Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard ka deklaruar se agresori ka plagosur veten me thikë në fyt dhe se do t'i nënshtrohet një operacioni në spital.

Poashtu bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme materiale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın