Ferdi Türkten
22 Shtator 2019•Përditësim: 23 Shtator 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është mirëpritur nga qytetarët turq gjatë mbërritjes së tij në hotelin Peninsula ku ai do të akomodohet në New York, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan po qëndron në New York të SHBA-ve për të marrë pjesë në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Qytetarët turq që janë mbledhur e kanë mirëpritur presidentin Erdoğan gjatë mbërritjes së tij në hotel me flamuj të Turqisë në duar dhe me brohoritje.
Para mbërritjes në hotel Erdoğan ka zbritur nga automjeti dhe duke ecur ka takuar dhe përshëndetur qytetarët turq.