Büşra Selvi Öğütcen
23 Nëntor 2020•Përditësim: 23 Nëntor 2020
Dy persona u vranë dhe shumë u plagosën në një sulm me thikë në një kishë në California të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryebashkiaku i qytetit San Jose, Sam Liccardo, tha në një deklaratë në Twitter se një sulm me thikë u krye ndaj një kishe në këtë qytet të California-s
Liccardo deklaroi se krahas dy të vdekurve, shumë njerëz janë plagosur rëndë.
Pasi tha se policia ka ndaluar një të dyshuar në lidhje me rastin, Liccardo më vonë e fshiu këtë postim.
Ai përcolli ngushëllimet e tij për familjen e dy personave që vdiqën në sulm.
Në ndërkohë, në një deklaratë në rrjetet sociale, policia në San Jose tha se ka kryer intervenim në sulmin në Kishën Baptiste Grace.
Në deklaratë thuhet se disa nga të plagosurit janë në rrezik për jetën.
Policia theksoi se në çastet e sulmit nuk kishte asnjë ceremoni fetare në kishë, por vetëm persona të pastrehë që ishin pranuar brenda për t'u mbrojtur nga të ftohtit.