Handan Kazancı
20 Shkurt 2021•Përditësim: 21 Shkurt 2021
Autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se një sulm raketor ka ndodhur në një bazë ushtarake në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Rrjetit të Mediave të Sigurisë, që ndërlidhen me qeverinë e Irakut, nuk u raportuan të lënduar pasi 4 raketa goditën Bazën Ajrore Balad në provincën Salah al-Din, në veri të kryeqytetit Bagdad.