Nour Gelle Gedi,Zeynep Tüfekçi
07 Mars 2019•Përditësim: 07 Mars 2019
MOGADISHU (AA) - Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur nga një sulm me autobombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmi ka ndodhur pasi një automjet i ngarkuar me eksploziv ka shpërthyer në gjendje të parkuar pranë një restoranti me civilë në afërsi të Muzeut të Somalisë në Mogadishu, njoftuan burimet e sigurisë.
Zekerija Ahmed nga ekipet e mbrojtjes civile tha se të plagosurit janë shtruar në spitalet e kryeqytetit dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Asnjë organizatë ende nuk e ka marrë përsipër sulmin.
Ndryshe, organizata terroriste Al-Shabab, e cila mban nën kontroll shumë fshatra dhe qyteza në jug të vendit, shpesh organizon sulme ndaj punonjësve të sigurisë dhe civilëve.