Mohamed Sabry Emam Muhammed
31 Janar 2016•Përditësim: 31 Janar 2016
KAJRO (AA) - Të paktën dy policë egjiptianë janë vrarë nga sulmi i sotëm me bombë në gadishullin e trazuar të Sinait, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i paidentifikuar i forcave egjiptiane të sigurisë njoftoi se sulmuesit kishin aktivizuar mjetin shpërthyes në një rrugë nëpër të cilën po kalonte një patrullë e policisë, si pasojë e së cilës dy policë u vranë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.
Ushtria dhe policia kanë nisur një aksion për gjetjen e sulmuesve, ndërkohë që askush nuk ka marrë përgjegjësinë.