Yaser Albanna,Safiye Karabacak
31 Janar 2016•Përditësim: 01 Shkurt 2016
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelit kanë vrarë një të ri palestinez në afërsi të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor me pretendimin se ka hapur zjarr, raporton Anadolu Ageny (AA).
Në deklaratën e ushtrisë izraelite, theksohet se një palestinez ka hapur zjarr në pikën kontrollit në afërsi të vendbanimit hebre Beit El dhe se në ngjarjen janë plagosur 3 izraelit. Njoftohet se i riu palestinez për të cilin pretendohet se ka hapur zjarr është vrarë nga ana e ushtarëve izraelit.