Ali Cura
08 Qershor 2017•Përditësim: 08 Qershor 2017
KIEV (AA) – Një sulm me bombë është kryer ndaj Ambasadës së SHBA-ve në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e policisë thanë se shpërthimi pas mesnatës i dëgjuar në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Kiev ishte shkaktuar nga një bombë e hedhur nga një person i paidentifikuar.
Ndërsa zëdhënësja e policisë, Oksana Blishçik, përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar sulmin si një akt terrorist. Blishçik ka thënë se nuk ka të vdekur apo të plagosur nga sulmi.
Ndërkohë këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashçenko, ka thënë se shërbimet inteligjente të Ukrainës (SBU), janë duke punuar bashkë me autoritetet e ambasadës për identifikimin e autorit të sulmit dhe zbardhjen e ngjarjes.