Ekip
05 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
KIEV (AA) – Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ishte qyteti pritës i garës ndërkombëtare "Color Run", e cila ka vite që mbahet nëpër qytetet të ndryshme të botës, shkruan Anadolu Agency (AA).
Rreth dy mijë qytetarë të moshave dhe gjinive të ndryshme ishin pjesëmarrës në garën e cila karakterizohet me garues të lyer me ngjyrë të prejardhjes organike, që është nga karakteristikat e eventit. Këtë garë shumëngjyrëshe akoma më shumë e zbukuruan kafshët të ngjyrosura nga pronarët e tyre.