Amina Zorniç
19 Qershor 2016•Përditësim: 20 Qershor 2016
MOSKË (AA) – Moska ka pritur sot garën ndërkombëtare “Color Run”, e cila prej disa vitesh mbahet në disa vende të botës, shkruan Anadolu Agency (AA).
Pjesëmarrësit në këtë garë, ku karakteristika kryesore e së cilës është ngjyrosja e pjesëmarrësve me ngjyra organike, janë shumë qytetarë të grupmoshave të ndryshme.
Garën e karakterizon edhe mungesa e fituesit, ndërsa anashkalohet edhe ndarja e medaljes meqë të gjithë pjesëmarrësit konsiderohen si fitues.