Erbil Başay
08 Qershor 2017•Përditësim: 08 Qershor 2017
BERLIN (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se duhet të vazhdojnë dialogun me Turqinë edhe pas vendimit për tërheqjen e ushtarëve gjermanë nga baza Inxhirlik, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me kryeministrin bullgar Boyko Borisov në Berlin, ka vlerësuar vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave për tërheqjen e ushtarëve gjermanë nga baza Inxhirlik.
Duke vënë në dukje se ushtarët gjermanë me detyrë jashtë vendit duhet të vizitohen nga deputetët gjermane Merkel ka theksuar se "Ne do të shkojmë në Jordani" duke shtuar se pas diskutimeve për këtë çështje me partnerët e koalicionit kundër DEASH-it do të kryejnë sa më shpejt të jetë e mundur transferimin e ushtarëve gjermanë nga baza Inxhirlin për në Jordani.
Duke shprehur se "kjo në të njëjtën kohë nuk do të jetë më një çështje debati me Turqinë", Merkel ka shtuar se "Në bisedime bëhen përqendrimet në çështje të tjera. Ka çështje të vështira mjaftueshëm. Unë me këtë hap nuk vërej ndonjë situatë që punët do të shkojnë keq".
Pasi ka bërë të ditur se kjo situatë është krijuar për shkak se Turqia ka konfirmuar se nuk mund të garantojë vazhdimisht lejen e vizitës së deputetëve gjermanë, Merkel tha se "Duhet të vazhdojmë dialogun me Turqinë" dhe ka theksuar se kanë gjetur kushtet që kanë nevojë në Jordani ku do të vendosen ushtarët gjermanë.
"Kemi shumë interesa të përbashkëta me Turqinë"
"Për të përballuar emigrimin nuk është i mjaftueshëm vetëm ngritja e një muri. Për këtë arsye me Turqinë kemi shumë interesa të përbashkëta. Përtej kësaj janë lidhjet ekonomike. Për të cilën nevojiten kanalet e komunikimit", është shprehur Merkel duke vënë në dukje se situata e refugjatëve duhet të përmirësohet në vend.
Ndërsa kryeministri bullgar, Borisiv, ka bërë të ditur se mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian janë përjetuar disa momente negative. Ai ka shtuar se së shpejti do të vizitojë Turqinë ku dhe do të kryejë përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve.
Turqia është një vend i madh dhe një vend që ka lidhje me shumë vende të tjera, ka theksuar Borisov duke shtuar se Bullgaria mbron edhe kufijtë e jashtëm të BE-së dhe se për këtë çështje kërkojnë mbështetje nga BE-ja.