Bota

Sulm i armatosur në SHBA, 7 të vdekur

Në sulmin e armatosur të ndodhur në Milwaukee kanë humbur jetën 7 persona përfshirë edhe agresorin

Betül Yürük   | 27.02.2020
Sulm i armatosur në SHBA, 7 të vdekur

New York

Sipas të dhënave paraprake njoftohet se 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në qytetin Milwaukee në rajonin Wisconsin të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmet në shtypin lokal thuhet se në sulmin e armatosur të ndodhur në Milwaukee kanë humbur jetën 7 persona përfshirë edhe agresorin.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e Departamentit të Policisë së Milwaukee, theksohet se policia ka ndërhyrë ndaj "një ngjarjeje kritike" dhe se nga qytetarët është kërkuar që të qëndrojnë larg zonës.

Ndërkohë lidhur me arsyen e sulmit dhe identitetin e agresorit ende nuk është bërë ndonjë deklaratë.






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın