Atila Altuntaş
14 nëntor 2022•Përditësim: 14 nëntor 2022
Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Billstrom, dënoi sulmin terrorist në rajonin Taksim të Istanbul-it, duke shtuar se duhet të përmbushin kushtet e marrëveshjes së NATO-s, të kryer mes Suedisë, Türkiye-s dhe Finlandës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Billström, bëri deklarata në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, në të cilin ndodhet për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE).
"Ndodhemi përkrah vendeve dhe popujve të cilët janë përballur me akte të tilla terroriste. Kjo ngjarje, nuk mendoj se do të prekë bisedimet që do kryhen mes Türkiye-s dhe Suedisë. Presim që autoritetet turke të përfundojnë hetimet. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha vendet për shkak se bëhet fjalë për terrorizëm. Gjithashtu nga Türkiye, Finlanda dhe Suedia u nënshkrua memorandumi trepalësh në Samitin e NATO-s në Madrid më 28 qershor. Kushtet e memorandumit trepalësh do të përmbushen", deklaroi Billström, i cili ka dënuar sulmin terrorist në Taksim.