Amina Zorniç
03 nëntor 2016•Përditësim: 03 nëntor 2016
MALMO (AA) - Një i ri është vrarë mbrëmë vonë nga shkëmbimi i zjarrit në qytetin jugor suedez Malmo, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, pas lajmërimit për të shtëna, policia e gjeti të riun me plagë të rënda në Annelundsgatan Edhe pse ndihma mjekësore ishte e menjëhershme, i riu vdiq në vend.
Policia këtë ngjarje e ka klasifikuar si vrasje edhe pse ende nuk ka të arrestuar.
Oficeri i policisë, Magnus Lefevre, tha se hetimet janë në vijim dhe se policia dyshon në personat të cilët janë të njohur për policinë.