Ekip
09 Shtator 2018•Përditësim: 09 Shtator 2018
STOCKHOLM (AA) – Në orët e mëngjesit të sotëm në Suedi janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat priten të jenë një nga më të paparashikuarat dhe më emocionueset në disa dekadat e fundit për shkak të debatit rreth emigrantëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhjet e sotme do të jenë të parat që kur Qeveria e Suedisë në vitin 2015 lejoi hyrjen e 163 mijë refugjatëve në shtetin me 10 milionë banorë. Edhe pse numri i emigrantëve të pranuar në vend është dukshëm më i ulët nga numri që ka pranuar Gjermania, këtu ka të bëjë me numrin më të madh të emigrantëve për kokë banori krahasuar me ndonjë vend të Bashkimit Evropian.
Sondazhet e fundit para zgjedhjeve tregojnë se Partia Socialdemokrate në pushtet e kryeministrit Stefan Lofven do të humbasë një numër të konsiderueshëm deputetësh, por përkundër kësaj pritet të marrë më së shumti vota 24.9 për qind.
Po ashtu duke u thirrur në rezultat e sondazheve, Partia e ekstremit të gjathtë anti-emigrante Demokratët Suedezë pritet të marrin 19.1 për qind të votave.