Adam Abu Bashal
11 Prill 2019•Përditësim: 11 Prill 2019
Në aeroportin e kryeqytetit të Sudanit, Khartoum, janë ndalur fluturimet e reja, ndërsa lejohen vetëm uljet e avionëve, transmeton Anadolu Agency (AA)
Sipas mediave sudaneze, mësohet se pasi ushtria në Sudan rrethoi televizionin dhe radion shtetërore, në aeroportin e kryeqytetit Khartoum fluturimet u ndaluan ndërsa lejohen vetëm uljet e avionëve.
Burimet lokale theksojnë se ushtarët kanë filluar të arrestojnë liderët e Partisë Kombëtare të Kongresit në pushtet.
Ushtria në Sudan në orët e para të mëngjesit rrethoi televizionin dhe radion shtetërore, ndërsa vërehet se ushtarët dhe pjesëtarët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë janë pozicionuar nëpër rrugë.
Që në orët e para të mëngjesit në televizionin dhe radion shtetërore janë emetuar marshe dhe këngë kombëtare ndërsa u njoftua se ushtria do të japë një deklaratë të rëndësishme së shpejti.