Bota

Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut rifillon fluturimet

Kompania ajrore e Hong Kongut Cathay Pacific Airways njoftoi orarin e një numri të kufizuar fluturimesh, megjithëse dhjetëra fluturime të tjera mbetën të anuluara

Jeyhun Aliyev  | 13.08.2019 - Përdıtësım : 14.08.2019
Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut rifillon fluturimet

Pekin

Të martën kanë rifilluar pjesërisht fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut, një ditë pasi protestuesit bllokuan tërësisht qendrën e transportit ajror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania ajrore e Hong Kongut Cathay Pacific Airways njoftoi orarin e një numri të kufizuar fluturimesh, megjithëse dhjetëra fluturime të tjera mbetën të anuluara.

Një gazetë në gjuhën angleze në Hong Kong, "South China Morning Post" raportoi se rreth 160 fluturime dalëse dhe 150 fluturime hyrëse ishin anuluar tashmë për pjesën tjetër të ditës së martë.

Gazeta në gjuhën kineze në Hong Kong, "Sing Tao Daily" vlerësoi se që nga e hëna më shumë se 200 fluturime u anuluan.

Protestat që filluan në formën e uljes të premten në terminalin e mbërritjeve të aeroportit, u shtrinë edhe në sallat e nisjes të një prej qendrave më të ngarkuara të udhëtimit në botë.

Demonstruesit ngadalësuan kontrollin dhe mbërritjen e pasagjerëve, duke çuar në prishje dhe anulim të shumicës së fluturimeve.

Më shumë se 100 kompani ajrore kryejnë fluturime nga ky aeroport në mbi 180 qytete në të gjithë globin. Aeroporti mesatarisht iu shërben 75 milionë pasagjerëve në vit.

Hong Kongu, një rajon autonom, nën kontrollin e Kinës që nga viti 1997, është përfshirë nga protesta të papara që nga fillimi i qershorit, kundër masës së qeverisë lokale për të legalizuar ekstradimin e të dyshuarve në territorin e Kinës, Makaos dhe Tajvanit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.