Selçuk Acar
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 01 Janar 2016
NEW YORK (AA) – Më shumë se 50 persona e kanë humbur jetën nga moti i keq me stuhi në SHBA, që filloi javën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në motin e keq dhjetë persona e kanë humbur jetën në shtetin federal amerikan Mississippi, ndërsa nëntë në shtetin Tennesse, Arkansas dhe Alabama. Për shkak të tornadove në shtetet Missouri dhe Illinois 20 persona e kanë humbur jetën, në Teksas të paktën 11, në Oklahoma pesë dhe në Goorgi një person.
Vetëm në Dallas dhe Teksas janë shkatërruar 150 shtëpi, ndërsa mbi 700 të tjera kanë pësuar dëme materiale. Tornadoja shkatërroi mijëra objekte banimi dhe afariste, ndërsa për shkak të drunjëve të përmbysur, shumë rrugë janë mbyllur.
Kjo stuhi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale nëpër shtëpi, por edhe qindra aksidente trafiku. Në shumicën e shteteve është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa për shkak të përmbytjeve dhe tornadove qindra mijëra amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike.