Bota

Stuhia e rërës shkakton pezullimin e arsimit në Irak

Ministria e Arsimit tha se stuhia e rëndë e rërës, e cila filloi në mëngjes në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin Bagdad, ndikoi negativisht në jetë

Haydar Karaalp  | 16.05.2022 - Përdıtësım : 16.05.2022
Stuhia e rërës shkakton pezullimin e arsimit në Irak

Bagdad

Mësimet në shkollat në Irak u pezulluan për një ditë për shkak të një stuhie të fortë rëre, tha sot Ministria e Arsimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha në një deklaratë se stuhia e rëndë e rërës, e cila filloi në mëngjes në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin Bagdad, ndikoi negativisht në jetë.

Dhjetra persona të rrezikuar nga mbytja janë shtruar në spital.

Më 5 maj, një person vdiq dhe më shumë se 5.000 kishin nevojë për trajtim për probleme të frymëmarrjes pasi një stuhi e fuqishme rëre përfshiu vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın