Gamze Türkoğlu Oğuz
25 Prill 2019•Përditësim: 25 Prill 2019
Pas një varg sulmesh me bomba në Sri Lankë, në të cilat humbën jetën së paku 359 persona, në këtë vend ishullor janë ndaluar dronët dhe fluturaket pa pilot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria për aviacion civil në Sri Lankë bëri të ditur se ndalesa e dronëve dhe fluturakeve pa pilot është marrë për shkak të “situatës së tanishme të sigurisë në vend”.
Ndërkohë, policia e Sri Lankës vazhdon kërkimin për mjetet shpëthyese në vend. Sot në Pugod, 35 kilometra në lindje të Colombos, është shkatërruar një objekt i dyshimtë.
Seria e sulmeve të tmerrshme me bomba në Sri Lankë ndodhi të dielën, më 21 prill, në festën katolike të Pashkëve. Objektiv i sulmeve me bomba ishin tre kisha në qytetet Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa dhe tre hotele luksoze Kingsbury, Cinnamon Grand dhe Shangri La në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo, pas çka shpërthyen edhe dy shpërthime tjera.
Në sulme humbën jetën 359 persona ndërsa më shumë se 500 u plagosën. U arrestuan 58 persona të dyshuar.
Përgjegjësinë për sulmet me bomba e mori organizata terroriste DEASH.