Ekip
25 Prill 2019•Përditësim: 25 Prill 2019
Ekspertët policorë francezë sot kanë hyrë për herë të parë në katedralen Notre Dame pas zjarrit të javës së kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Oficeri i policisë tha se ekipet nga tre agjenci të ndryshme policore kanë hyrë në katedrale për të mbledhur mostrat dhe provat për shkakun e zjarrit. Policia kreu një vizitë paraprake javën e kaluar, por nuk ishin në mundësi të zhvillojnë hetime rrënjësore deri sa u sigurua struktura e kishës.
Zyrtarët konsiderojnë se zjarri është shkaktuar nga një kontakt i shkurtër që lidhet me punimet e rinovimit, të cilat ishin në zhvillim e sipër kur shpërtheu zjarri.
Katedralja Notre Dame me vite do të jetë e mbyllur për vizitorë pasiqë zjarri shkatërroi çatinë dhe shembi kullën.