İdris Okuducu
20 Tetor 2016•Përditësim: 20 Tetor 2016
MOSUL (AA) - Forcat Pershmerga në Irak rrëzojnë një dron të organizatës terroriste DEASH në rajonin Naweran të Mosulit i cili ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipi i AA-së në rajon mëson se mjeti fluturues pa pilot (dron) është rrëzuar pasi ndaj tij ishte hapur zjarr meqë ishte përcaktuar se i përkiste DEASH-it. Droni para se të qëllohet po fluturonte mbi rajonin ku janë vendosur forcat Peshmerga në verilindje të Mosulit.
Droni i rrëzuar nga forcat Peshmerga është filmuar nga ekipi i AA-së në rajon.